Organizata të mirënjohura të shoqërisë civile i bashkëngjiten ekipit te D4J në “Kërkim të drejtësisë” në Kosovë
October 25, 2016
Programi “Kërko Drejtësi” nënshkruan marrëveshje për Grant me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI)
November 3, 2016

“Kërko Drejtësi” bashkëpunon me Lëvizjen FOL që të adresojë problemet e transparencës në sistemin gjyqësor të Kosovës

3 Nëntor, 2016 Programi Kërko Drejtësi nënshkroi një marrëveshje për grant me Lëvizjen FOL – e cila është një ndër OJQ-të kryesore monitoruese që i adreson çështjet e zbrazëtirave të transparencës përbrenda sistemit gjyqësor në mënyrë që të inkurajoje llogaridhënien e akterëve gjyqësorë.

Në periudhën fillestare të zbatimit te grantit, Lëvizja FOL do të zhvillojë një platformë të e-drejtësisë për sektorin e drejtësisë e cila do t’i japë mundësinë FOL-it dhe publikut të monitorojë dhe të mbështesë gjyqtarët apo prokurorët të cilët do te rrisin transparencën dhe llogaridhënien në sistemin gjyqësor ne proporcion me detyrimet e tyre kushtetuese dhe obligimet tjera relevante ligjore. Procesi i FOL-it për plotësimin e platformës së e-drejtësisë me informacione publike si: Orari i mbajtjes së seancave gjyqësore, arsyet e anulimit te mbajtjes së seancave gjyqësore, aktgjykimet apo vendimet e gjykatës, niveli i performancës së gjykatësve apo prokurorëve dhe deklarimet financiare do te informohet përmes intervistave me palët e interesit, hulumtimit ligjor dhe diskutimeve nacionale apo debateve.

Kërko Drejtësi është një program i financuar nga Departamenti i shtetit te Amerikës/INL i cili filloi ne gusht 2016 dhe i cili mbështet zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në fakte. Po ashtu, ky program synon edhe rritjen e mendimit kritik dhe ndërtimin e aftësive praktike mes komunitetit ligjor.