Programi “Kërko Drejtësi” nënshkruan marrëveshje për Grant me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI)

“Kërko Drejtësi” bashkëpunon me Lëvizjen FOL që të adresojë problemet e transparencës në sistemin gjyqësor të Kosovës
November 3, 2016
Bench-Bar në Ditën Kundër Korrupsionit
December 9, 2016

Programi “Kërko Drejtësi” nënshkruan marrëveshje për Grant me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI)

3 Nëntor, 2016 - Kosova po përballet me një sistem jo-funksional të drejtësisë e përveç kësaj një numër i raporteve kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe studimet brenda vendit të bëra me qytetarë japin prova konkrete dhe përforcojnë bindjen se organeve gjyqësore u mungon integriteti adekuat për të marrë pjesë në luftën kundër korrupsionit.

Në ndërkohë, provat e tanishme në lidhje me ndikimin politik të akterëve gjyqësorë rrezikojnë që edhe më tutje të reduktojnë besimin e qytetarëve në institucionet gjyqësore. Programi “Kërko Drejtësi” po tenton të trajtoje këtë trend shqetësues prandaj e ka listuar KDI-në si partnere përgjegjëse e cila do të promovojë debate të nivelit nacional në Kosovë në lidhje me politikat e integritetit gjyqësor duke ekspozuar kështu format e ndryshme të korrupsionit në sistemin gjyqësor e më pastaj duke nxitur një diskutim të sinqertë mes akterëve të sektorit gjyqësor dhe publikut në lidhje me gjetjen e zgjidhjeve të mundshme në lidhje me këtë çështje. Nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e Odës Ndërkombëtare të Avokatëve (IBA), KDI do të bashkëpunojnë me Odën e Avokateve të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Inspektoratin e Policisë së Kosovës që të përpilojë një pyetësor të bazuar në kriteret e IBA për iniciativën e integritetit gjyqësor ashtu që sektori gjyqësor në mënyrë anonime te identifikojë dhe më pas t’i diskutojë e të ballafaqohet me mekanizmat e Korrupsionit apo sfidat të cilat hasen në rrugën drejt integritetit gjyqësor.

Kërko Drejtësi është një program i financuar nga Departamenti i shtetit te Amerikës/INL i cili filloi ne gusht 2016 dhe i cili mbështet zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në fakte. Po ashtu, ky program synon edhe rritjen e mendimit kritik dhe ndërtimin e aftësive praktike mes komunitetit ligjor.