Programi i Klinikave Juridike Penale edhe në Universitetin e Prishtinës

Problemet e Sistemit Gjyqësor të Kosovës nga Sytë e të Rinjve
September 21, 2017
INICIATIVA PËR INTEGRITET NË SISTEMIN E DREJTËSISË
November 22, 2017

Programi i Klinikave Juridike Penale edhe në Universitetin e Prishtinës

16 Tetor 2017 – Pas suksesit të Klinikave Juridike Penale në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” dhe Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Programi Kërko Drejtësi (D4J) po fillon programin e Klinikave në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Sot, D4J nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) për të themeluar Klinikën Juridike Penale me raste reale me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit ligjor në Kosovë duke rritur aftësitë praktike të studentëve të drejtësisë. Klinika do t’i japë studentëve të Universitetit të Prishtinës mundësinë për të ndihmuar avokatët e OAK-së në përfaqësimin pro bono të të pandehurve të varfër dhe të pambrojtur.