Studentët e Klinikës Juridike Penale të programit “Kërko Drejtësi” (D4J) vëzhguan një seancë gjyqësore

Prokurorja e Shtetit Ervehe Gashi mbajti ligjëratë për studentët e Klinikës Juridike Penale të Programit Kërko Drejtësi
April 4, 2017
Lansohet hulumtimi “Iniciativa për Integritet Gjyqësor”
April 5, 2017

Studentët e Klinikës Juridike Penale të programit “Kërko Drejtësi” (D4J) vëzhguan një seancë gjyqësore

5 Prill 2017 studentët e Klinikës Juridike Penale të Universitetit të Prizrenit, të programit “Kërko Drejtësi” (D4J) vëzhguan një seancë tjetër gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda. Në këtë procedurë penale i pandehuri është akuzuar për kryerjen e një vrasje. Kjo seancë është shtyrë në bazë të propozimit të Prokurorit të Shtetit për të ftuar një ekspert si dëshmitar për të dhënë ekspertizën mjeko-ligjore, me qëllim të zbardhjes së gjendjes faktike. Studentët e Klinikës ishin shumë të kënaqur që patën mundësinë për të vëzhguar një seancë të tillë gjyqësore, pasi që në këtë mënyrë ata arritën të shihnin drejtëpërdrejtë se si zhvillohet një procedurë penale hap pas hapi dhe të përjetojnë anën praktike të së drejtës.

Klinika Juridike Penale e Universitetit të Prizrenit mbështetet nga Programi “Kërko Drejtësi” (D4J) dhe ju ofron studentëve të Fakultetit Juridik mundësinë që ti asistojnë Avokatët e OAK në përfaqësimin pro bono të të akuzuarve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar një avokat. Pjesë e kësaj klinike janë 12 student të cilët do të aplikojnë njohuritë e tyre akademike në praktikë, duke punuar në raste ligjore reale gjatë vitit të fundit të shkollimit të tyre ose magjistraturës.

Programi Kërko drejtësi ka për qëllim fuqizimin e kërkesave të qytetarëve për drejtësi në Kosovë. Ky program implementohet nga NCSC dhe mbështet nga Departamenti i Shtetit Amerikës/INL.