Prokurorja e Shtetit Ervehe Gashi mbajti ligjëratë për studentët e Klinikës Juridike Penale të Programit Kërko Drejtësi

YIHR KS mbanë ligjeratë me Studentët e Klinikës Ligjore të programit (D4J)
March 29, 2017
Studentët e Klinikës Juridike Penale të programit “Kërko Drejtësi” (D4J) vëzhguan një seancë gjyqësore
April 5, 2017

Prokurorja e Shtetit Ervehe Gashi mbajti ligjëratë për studentët e Klinikës Juridike Penale të Programit Kërko Drejtësi

Më 4 prill 2017 u mbajt ligjërata e shtatë e Klinikës Juridike Penale të Universitetit të Prizrenit. Ligjëruese e ftuar kësaj jave ishte znj. Ervehe Gashi, Prokurore e Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren. Temat e trajtuara në këtë ligjeratë interaktive dhe të suksesshme ishin: kompetencat e Prokurorit të Shtetit, faza e hetimeve, roli i Prokurorit të Shtetit në ketë fazë si dhe mbledhja dhe shqyrtimi i provave. Studentët kishin një mundësi të shkëlqyer për të parë për së afërmi punën që e bënë Prokurori i Shtetit, në luftimin e kriminalitetit si një dukuri shoqërore.

Për më tepër, Znj. Gashi është e gatshme për të mbështetur më tej studentët në kuadër të Klinikës Juridike Penale duke i ftuar ata për të vëzhguar seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, në seancat ku ajo është në cilësinë e Prokurorit të Shtetit si palë.

Klinika Juridike Penale e Universitetit të Prizrenit mbështetet nga Programi “Kërko Drejtësi” (D4J) dhe ju ofron studentëve të Fakultetit Juridik mundësinë që ti asistojnë Avokatët e OAK në përfaqësimin pro bono të të akuzuarve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar një avokat. Pjesë e kësaj klinike janë 12 student të cilët do të aplikojnë njohuritë e tyre akademike në praktikë, duke punuar në raste ligjore reale gjatë vitit të fundit të shkollimit të tyre ose magjistraturës.

Programi Kërko drejtësi ka për qëllim fuqizimin e kërkesave të qytetarëve për drejtësi në Kosovë. Ky program implementohet nga NCSC dhe mbështet nga Departamenti i Shtetit Amerikës/INL.