Ligjëratë mbi “Masat për të siguruar praninë e të pandehurit – Paraburgimi”

Programi Kërko Drejtësi (D4J) Lanson Klinikën Ligjore
December 9, 2016
Avokati Ibrahim Dobruna mbanë ligjeratë në klinikën Juridike
December 30, 2016

Ligjëratë mbi “Masat për të siguruar praninë e të pandehurit – Paraburgimi”

22 Dhjetor, 2016 – Klinika ligjore e programit “Kërko Drejtësi” mbajti ligjëratën javore e cila u ligjërua nga e ftuara e radhës, Donikë Dobruna - avokate nga Oda e Avokateve të Kosovës që vepron Pro Bono në klinikën ligjore të programit “Kërko Drejtësi”. Ligjërata e znj. Dobruna e titulluar “Masat për të siguruar praninë e të pandehurit – Paraburgimi” përveç pjesës teorike përfshiu po ashtu edhe një mundësi praktike për studentët që të punojnë me fakte konkrete përderisa ata patën edhe mundësinë që të praktikojnë aftësitë e tyre te avokatisë në fazën paraprake të hetimit e po ashtu aftësitë e tyre ne komunikim me klientë gjatë paraburgimit.

Klinika ligjore e programit “Kërko Drejtësi” u jep mundësi studenteve te fakultetit juridik që të asistojnë avokatët e OAK-së në përfaqësimin e rasteve Pro-Bono të të pandehurve me kushte të vështira financiare. Klinika u shërben 14 studenteve të cilët janë në vitin e fundit te studimeve bachelor ose në studimet Master duke ju dhënë atyre rastin që të shpalosin njohuritë e tyre akademike në praktikë përmes rasteve konkrete nën mbikëqyrjen e avokatëve të OAK-së.

Programi “Kërko Drejtësi” ka për qëllim të fuqizojë kërkesën e qytetarëve për drejtësi në Kosovë. Ky program implementohet nga NCSC dhe mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.