Programi Kërko Drejtësi (D4J) Lanson Klinikën Ligjore

Dita ndëkombëtare kundër-Korrupsion
December 9, 2016
Ligjëratë mbi “Masat për të siguruar praninë e të pandehurit – Paraburgimi”
December 22, 2016

Programi Kërko Drejtësi (D4J) Lanson Klinikën Ligjore

Dhjetor 09, 2016 Programi ‘Kërko Drejtësi’ (D4J) filloi ligjëratën e parë të Klinikës Ligjore, e cila do të ju ofroj studentëve të fakultetit juridik mundësi që ti asistojnë Avokatët e OAK në përfaqësimin pro bono të të akuzuarve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike. Pjesë e kësaj klinike janë 14 student të cilët do të aplikojnë njohuritë e tyre akademike në praktikë duke punuar në raste reale gjatë vitit të fundit të shkollimit të tyre ose magjistraturës.

Ligjërata u hap nga John Furnari, Drejtor i Programit Kërko Drejtësi, i cili i mirëpriti studentët dhe u shpjegoi atyre rolin që ata do të kenë përgjatë angazhimit të tyre në klinikë dhe mundësinë që të jenë pjesë e një tradite në rritje të përfaqësimit pro bono të të pandehurve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike..

Edona Ahmetaj Zyrtare Ligjore e D4J së bashku me avokatët e klinikës Kushtrim Palushi, Donika Dobruna dhe Djellza Kuliqi, shpjeguan përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre studentëve gjatë angazhimit të tyre në klinikë. Klinika ligjore e programit “Kërko Drejtësi” u jep mundësi studenteve te fakultetit juridik që të asistojnë avokatët e OAK-së në përfaqësimin e rasteve Pro-Bono të të pandehurve me kushte të vështira financiare. Klinika u shërben 14 studenteve të cilët janë në vitin e fundit te studimeve bachelor ose në studimet Master duke ju dhënë atyre rastin që të shpalosin njohuritë e tyre akademike në praktikë përmes rasteve konkrete nën mbikëqyrjen e avokatëve të OAK-së.

Programi “Kërko Drejtësi” ka për qëllim të fuqizojë kërkesën e qytetarëve për drejtësi në Kosovë. Ky program implementohet nga NCSC dhe mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.