Dita ndëkombëtare kundër-Korrupsion

Bench-Bar në Ditën Kundër Korrupsionit
December 9, 2016
Programi Kërko Drejtësi (D4J) Lanson Klinikën Ligjore
December 9, 2016

Dita ndëkombëtare kundër-Korrupsion

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në burgjet e Kosovës, nuk ka individë të korruptuar.

Prishtinë, 9 Dhjetor, 2016 Programi Kërko Drejtësi i përkrahur nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe i zbatuar nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore NCSC, organizuan një aksion rrugor për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit me partnerët e saj lokal Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut-Kosovë, Community Building Mitrovica dhe AKTIV. Aksioni rrugor theksoi situatën konfliktuoze që ekziston aktualisht në diskursin politik të Kosovës dhe në sistemin e drejtësisë në lidhje me korrupsionin, nivelin e tij të lartë, si dhe ndikimin e tij të përhapur në çdo sektor institucional, social, ekonomik, arsimor dhe shëndetësor. Nëpërmjet një paraqitje simbolike të përgjigjes jo të efektshme ose jo të gatshme të drejtësisë ndaj korrupsionit dhe premtimeve kundërthënëse të zyrtarëve të nivelit të lartë përkundrejt realitetit të luftës kundër korrupsionit, aksioni rrugor ka pasur për qëllim të nxisë angazhimin e qytetarëve për të marrë pjesë në luftën kundër korrupsionit.

Sot, një kafaz, që i ngjante qelisë së zbrazët të burgut, qëndroi në Sheshin Nënë Tereza në Qendër të Prishtinës, duke e përshkruar nevojën për të mbushur burgjet e Kosovës me njerëz të dënuar për korrupsion, të cilët janë duke i shkaktuar dëme të mëdha zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës dhe rrugës së saj drejt integrimit evropian.

Përgjatë Sheshit Nënë Tereza, gjithashtu mund të shiheshin parulla me deklarata publike dhe premtime të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Ato tregonin thëniet nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit të cilat dënonin korrupsionin dhe premtonin për ta luftuar atë. Këto thënie ishin në kontrast me realitetin e korrupsionit në Kosovë dhe tërhoqën vëmendjen e shumë qytetarëve të cilët kaluan nëpër shesh.