Avokati Kushtrim Palushi ligjëroi në Klinikën Juridike Penale të Programit ‘Kërko Drejtësi’ (D4J)

Studentët e Klinikës Juridike Penale të Programit Kërko Drejtësi vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren
March 20, 2017
YIHR KS mbanë ligjeratë me Studentët e Klinikës Ligjore të programit (D4J)
March 29, 2017

Avokati Kushtrim Palushi ligjëroi në Klinikën Juridike Penale të Programit ‘Kërko Drejtësi’ (D4J)

24 Mars 2017, Prizren. U mbajt ligjerata e katërt e Klinikës Juridike Penale të Universitetit të Prizrenit me ligjëruesin Z. Kushtrim Palushi, avokat i angazhuar pro-bono në kuadër të klinikës juridike në Prishtinë. Temat të cilat u diskutuan në ligjëratën kësaj jave ishin: raporti ndërmjet avokatit dhe klientit, formimi i një strategjie mbrojtëse si dhe takimet direkte që i zhvillon avokati me klientin ose me familjarët e klientit. Përveç pjesës teorike, Z. Palushi i ka angazhuar studentët që të punojnë në një simulim të një bisede avokat-klient, derisa ky i fundit është në paraburgim.

Klinika Juridike Penale e Programit ‘Kërko Drejtësi’ (D4J), ju ofron studentëve të fakultetit juridik mundësi që ti asistojnë Avokatët e OAK në përfaqësimin pro bono të të akuzuarve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar një avokat. Pjesë e kësaj klinike janë 12 student të cilët do të aplikojnë njohuritë e tyre akademike në praktikë duke punuar në raste reale gjatë vitit të fundit të shkollimit të tyre ose magjistraturës.

Programi Kërko drejtësi ka për qëllim fuqizimin e kërkesave të qytetarëve për drejtësi në Kosovë. Ky program implementohet nga NCSC dhe mbështet nga Departamenti i Shtetit të Amerikës/INL.