Klinika Juridike Penale e programit “Kërko Drejtësi” në Prizren është në rrugë të drejtë

Themelohet Klinika e dytë Juridike në kuadër të Programit “Kërko Drejtësi” në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit.
March 1, 2017
Partnerët e D4J Nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit me MASHT për Aktivitete në Terren
March 6, 2017

Klinika Juridike Penale e programit “Kërko Drejtësi” në Prizren është në rrugë të drejtë

06 Mars, 2017 – Prizren – Dy grupe të studentëve nga Klinika Juridike Penale e programit “Kërko Drejtësi” në Universitetin e Prizrenit patën mundësinë të shohin mënyrën e zhvillimit të procedurave gjyqësore gjatë pjesëmarrjes së tyre direkte në seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren. Shumë nga studentët ishin për herë të parë të angazhuar në një aktivitet të tillë me gjykata.

Grupi i parë ndoqi një seance në departamentin e krimeve të rënda, ku të pandehurit ishin akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare siç parashihet në nenin 422 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Grupi tjetër i studentëve ndoqi një seancë në procedurë paraprake në Departamentin e  Përgjithshëm duke adresuar veprën penale të kanosjes të paraparë në nenin 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Duke parë zhvillimin e procedurës në këto dy raste, studentëve u është dhënë mundësia të shohin në praktikë teorinë që ata mësojnë në universitet, dhe kjo mund të ndikojë në avancim të tyre të suksesshëm në fushën e drejtësisë, si dhe ti përgatisë ata për profesionin e tyre të ardhshëm.

Klinika Juridike Penale e programit “Kërko Drejtësi” u ofron studentëve të Fakultetit Juridik mundësinë të asistojnë avokatët e Odës Së Avokatëve të Kosovës gjatë përfaqësimit të tyre falas në rastet e të pandehurve me gjendje te rëndë ekonomike. Klinika ka gjithsej 12 studentë dhe gjithsecili prej tyre ka mundësi të aplikojë në praktikë njohuritë e tyre akademike, duke punuar në raste të vërteta ligjore nën mbikëqyrje të avokatëve të OAK-së, gjatë vitit të katërt te studimeve për drejtësi apo gjatë studimeve master.