Partnerët e D4J Nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit me MASHT për Aktivitete në Terren

Klinika Juridike Penale e programit “Kërko Drejtësi” në Prizren është në rrugë të drejtë
March 6, 2017
Avokatët e Klinikës Ligjore të Programit “Kërko Drejtësi” në Universitetin e Prizrenit, Dardan Morina dhe Driton Shehu, mbajnë ligjeratën me titull “Avokimi gjatë Procedurës Paraparake dhe Gjykimit”
March 15, 2017

Partnerët e D4J Nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit me MASHT për Aktivitete në Terren

Prishtinë 06 Mars 2017. Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)  Arsim Bajrami, u bashkua me Programin Kërko Drejtësi (D4J), Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR-KS) dhe Community Building Mitrovica (CBM) në nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit. Kjo ceremoni e nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit përcakton bazat për aktivitete të edukimit në terren të cilat D4J do t’i implementojë në javët dhe muajt e ardhshëm në shkollat e mesme të rajoneve të Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës. YIHR-KS dhe CBM do të punojë me institucionet kryesore të mbikëqyrjes publike për të ofruar ligjërata interaktive në 35 shkolla publike në komunat e përzgjedhura të projektit të Rinjtë për Drejtësi (Y4J) që fokusohen në të drejtat ligjore, qasjen në drejtësi dhe llogaridhënien publike.

Para ceremonisë së nënshkrimit, partnerët tanë të D4J informuan zyrtarët e MASHT-it për platformën arsimore Y4J e cila ka për qëllim që ti edukojë nxënësit e shkollave të mesme dhe t’i ftojë ata që të marrin pjesë në klubet e debatit, kampe rinore dhe aktivitete tjera në “terren” të dizajnuara për të udhëhequr studentët drejt aktiviteteve publike të përgjegjshme. Ministri Bajrami, konfirmoi interesin e MASHT-it në përmirësimin e edukimit qytetar të Kosovës duke monitoruar këtë aktivitet të programit D4J dhe duke përfshirë projektin e Y4J në kurrikulën mësimore të shkollave të mesme të Kosovës, pasi kështu do të sigurohej që gjeneratat e ardhshme të Kosovës do të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, përgjegjësinë e sektorit të drejtësisë për respektimin e këtyre të drejtave dhe më e rëndësishmja, përgjegjësinë qytetare për të kërkuar këto të drejta nga shteti.

Ministri Bajrami shprehu kënaqësinë e tij rreth qëllimit dhe objektivave të projektit Y4J, duke pranuar atë si një mjet për forcimin e partneritetit mes MASHT-it dhe OSHC-ve. Ai e përmbylli ngjarjen duke ofruar përkrahjen e tij personale dhe paraqitjen si pedagog në disa nga leksionet e D4J që do të mbahen në shkollat e mesme të Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës këtë vit.

Programi Kërko Drejtësi (D4J) financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC) për të mbështetur zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në fakte. Përmes D4J, NCSC është duke mobilizuar CSO-të partnere të veprojnë si agjentë të ndryshimit për të nxitur llogaridhënie, transparencë, dhe integritet në sektorin e drejtësisë.