Partnerët e Kërko Drejtësi Takojnë Avokatin e Popullit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ndan Ekspertizën me Studentët e Klinikës Juridike të D4J
February 2, 2017
Kërkesa për Transparencë Gjyqësore
February 26, 2017

Partnerët e Kërko Drejtësi Takojnë Avokatin e Popullit

Prishtinë 07 Shkurt 2017. Ekipi i Programit Kërko Drejtësi dhe partnerët e tij u takuan me Avokatin e Popullit, z. Hilmi Jashari.  Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës (IAP) është një partner kyç mbikëqyrës dhe partner strategjik i Programit Kërko Drejtësi. Një nga një, Partnerët e Programit Kërko Drejtësi – KLI, KDI, FOL dhe YIHR – e informuan z. Jashari rreth qëllimeve dhe aktiviteteve të projekteve të tyre, i cili shumë shpejtë arriti të gjejë një sërë mundësish ku bashkëpunimi në mes të Avokatit të Popullit dhe Programit Kërko Drejtësi do të maksimizonte rezultatet drejt misionit kryesorë që është ndërtimi i besimit të qytetarëve në sektorin e drejtësisë duke kultivuar llogaridhënie, transparencë, dhe integritet në drejtësi dhe ngritjen e vetëdijes dhe aktivizmit qytetar përmes edukimit të të rinjve në shkolla të Kosovës.

Jashari në veçanti u tërhoq nga ideja e organizimit të ligjëratave në shkolla të mesme duke ofruar pjesëmarrjen e tij personale dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të IAP në ligjëratat të cilat do të organizohen nga YIHR Të Rinjtë për Drejtësi (Y4J) gjatë dimrit dhe pranverës. Ndërkohë, z. Jashari gjithashtu u pajtua të plotësojë platformën e Avokatit të Popullit “Njihu me të Drejtat Tua” me informata të Programit Kërko Drejtësi dhe të përmirësoj dukjen e saj për ta lehtësuar qasjen e publikut dhe të rinjve në informata. Ky partneritet i Programit Kërko Drejtësi dhe Institucionit të Avokatit të Popullit do të mundësojë inkorporimin e materialeve ligjëruese të YIHR dhe të dhënave të 3 projekteve monitoruese të (KLI, KDI, FOL) në platformën Njihu me të Drejtat Tua.

Ky bashkëpunim i Programit Kërko Drejtësi/IAP/OJQ i ofron Kosovës një shembull të gjallë se si OJQ-të mund të ndihmojnë IAP për të “ndërtuar besimin e qytetarëve ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit” siç është rekomanduar nga një Raport i Këshillit të Evropës bazuar në ekspertizën e Jorgen Steen Sorensen, Ombudsman i parlamentit, Anëtar i Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit – “Komisioni i Venedikut” (Danimarkë). Por ndoshta më e rëndësishmja është se ky bashkëpunim i IAP/OJQ premton pajisjen e qytetarëve me njohuri bazë rreth të drejtave të njeriut, inkurajimin e qytetarëve që ta ngritin zërin kundër shkeljes së këtyre të drejtave, dhe inspirimin e qytetarëve për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga një sektor i drejtësisë me llogaridhënie, transparencë dhe integritet në rritje në Kosovë.

 

Programi Kërko Drejtësi (D4J) financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC) për të mbështetur zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në fakte. Përmes D4J, NCSC është duke mobilizuar CSO-të partnere të veprojnë si agjentë të ndryshimit për të nxitur llogaridhënie, transparencë, dhe integritet në sektorin e drejtësisë. Për më shumë informata, shih www.kerkodrejtesi.org