Programi “Kërko Drejtësi” (D4J) mban takimin e parë dy-javor me partnerë

YIHR KS mbanë ligjeratë me studentët e klinikës juridike
January 19, 2017
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ndan Ekspertizën me Studentët e Klinikës Juridike të D4J
February 2, 2017

Programi “Kërko Drejtësi” (D4J) mban takimin e parë dy-javor me partnerë

Prishtinë, 25 Janar, 2017-Sot programi Kërko Drejtësi (D4J) organizoi takimin e parë dy-javor me katër OJQ partnere – Institutin e Kosovës për Drejtësi (KLI), Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Lëvizjen FOL, dhe Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Takimi u hap nga John Furnari – drejtor i programit Kërko Drejtësi i cili edhe njëherë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes partnerëve të D4J dhe punës së tyre të përbashkët duke mbështetur njëri-tjetrin që të arrijnë objektivat e projekteve të tyre që të nxisin transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Ekipi i D4J dhe partneret po ashtu diskutuan edhe për themelimin e mjeteve te komunikimit si: strategjinë e përbashkët të komunikimit, logon e re të D4J dhe instruksione tjera ne lidhje me imazhin apo kanalet e komunikimit siç janë Webfaqja zyrtare e D4J dhe faqja e Facebook. Duke marrë parasysh që komunikimi është një pjesë kyçe e programit D4J, këto elemente do të jenë fondamentale në mënyrë që programi dhe partnerët e tij të arrijnë audiencat e synuara dhe të arrijnë qëllimin kryesor të tyre që është: Mobilizimi i qytetarëve që të “Kërkojnë Drejtësi”.

Pas diskutimeve të protokolleve të komunikimit të D4J, prezantimet e shkurtra dhe të përditësuara të projekteve të partnerëve u shpjeguan si në vijim: Së pari, KLI lajmëroi se ka në plan të udhëheqë një trajnim për monitorimin e gjykatave për stafin e saj të ri me datë 27 Janar në mënyrë që monitorimi i cili është nën kompetencë të KLI të fillojë menjëherë. Duke demonstruar solidaritetin me organizatat joqeveritare, KLI e shpalli këtë trajnim të hapur edhe për partneret tjerë të D4J dhe studentët e klinikës ligjore në rast se ata janë të interesuar të jenë pjesëmarrës. Pritet që në këtë aktivitet të marrin pjesë 12 avokatë të rinj ose studentë.

Në ndërkohë, KDI raportoi se edhe ata janë në rrugë e sipër për të identifikuar anëtarët nga sektori i drejtësisë për fokus grupet me anë të së cilave do të vlerësohet dhe përmirësohet kualiteti i “Iniciativës së Integritetit Gjyqësor” pyetësor ky i cili pritet të lansohet në shkurt me qëllim të zbulimit dhe adresimit të mekanizmave të korrupsionit dhe pengesave drejt integritetit.

Lëvizja FOL – vëzhguesi i transparencës nga programi D4J – ka filluar me konstruktimin e platformës “E-Drejtësia” ku do te publikohen aktgjykime, vendime, orari i seancave gjyqësore dhe rastet e anulimit te tyre. Tutje, Lëvizja Fol ka vazhduar me hulumtimin dhe draftimin e një analize rreth obligimeve të gjykatave në publikimin e vendimeve në Kosovë.

Në fund, YIHR-KS deklaroi se e ka identifikuar dhe e ka punësuar ekipin e saj për zhvillimin dhe zbatimin e kurrikules e cila do te zbatohet si formë e shpërndarjes së informacioneve në terren për studentët e shkollave të mesme në Prishtinë, Pejë dhe Prizren. Edhe partnerët e D4J – CBM dhe OJQ Aktiv do të zbatojnë të njëjtin program ne Mitrovicë. Këto dy aktivitete që konsistojnë në punë në terren do të përfshijnë ligjërata, debate, kampe rinore etj. dhe do të kenë për qëllim të nxisin aktivizimin rinor në Kosovë.

Programi “Kërko Drejtësi” (D4J) është një program i financuar nga Departamenti i shtetit te Amerikës/INL dhe implementuar nga National Center for State Courts (NCSC) i cili mbështet zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në fakte. Përmes D4J, NCSC po mobilizon OJQ-të partnere që të veprojnë si agjentë të ndryshimit për të nxitur llogaridhënie, transparencë dhe integritet në sektorin e drejtësisë. Për më shumë informata shih, kerkodrejtesi.org