Programi “Kërko Drejtësi” nënshkruan marrëveshje me njërin nga partnerët kyç për angazhim ne terren
January 13, 2017
YIHR KS mbanë ligjeratë me studentët e klinikës juridike
January 19, 2017

Programi “Kërko Drejtësi” nënshkruan marrëveshje për monitorimin e gjykatave me Institutin Kosovar për Drejtësisë (KLI)

17 Janar, 2017 - Programi “Kërko Drejtësi” nënshkroi marrëveshje me partnerin kyç për monitorimin e gjykatave – KLI përgjegjësi e të cilëve do të jete që të vlerësohet nëse sektori gjyqësor po i aplikon në mënyrë te duhur të drejtat kushtetuese kundrejt të gjithë qytetarëve në përfaqësimin ligjor në çështjet penale dhe në zgjidhjen në kohë të ankesave dhe rasteve nga lëmia administrative.

Përmes këtij granti KLI do të zgjërojë aktivitetin e saj te monitorimit duke vlerësuar nëse akterët e drejtësisë po sigurojnë në mënyrë te suksesshme të drejtën në këshillim ligjor pa pagese në çështjet penale kundrejt qytetarëve të cilët nuk janë në gjendje të paguajnë për përfaqësim ligjor. Përveç kësaj, ata gjithashtu do te vlerësojnë nëse gjykatat po i zgjedhin çështjet administrative në kohë dhe në mënyrë efikase në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kërko Drejtësi është një program i financuar nga Departamenti i shtetit te Amerikës/INL i cili filloi ne gusht 2016 dhe i cili mbështet zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në fakte. Po ashtu, ky program synon edhe rritjen e mendimit kritik dhe ndërtimin e aftësive praktike mes komunitetit ligjor.