RRETH KOMPONENTËS EDUKIMI
Jo të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe universiteteve do të ndjekë një karrierë në drejt ë si, por qeverisja e mirë në Kosovë nuk do të jetë i mundur nëse të gjithë nxënësit nuk i kuptojnë dhe përqafojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si qytetarë. Prandaj, programi D4J do të hyjë në partneritet me institucionet mbikëqyrëse kryesore (Avokatin e Popullit, Agjencinë Kundër Korrupsionit, Zyrën e Këshillit Disiplinor) gjatë aktiviteteve fillestare në terren në shkollat e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit, me qëllim të krijimit të një hapësire të qëndrueshme në sistemin e arsimit publik të Kosovës për t’u siguruar që të gjithë studentët kanë mundësinë për t’u zhvilluar në qytetarë aktivë, të përgjegjshëm dhe të aftë për të zbatuar kontratën e tyre shoqërore me Qeverinë e Kosovës, Parlamentin, dhe Akterët e Drejtësisë.
Komponenta e arsimit mbi drejtësinë e programit D4J implementohet në bashkëpunim me Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, Community Building Mitrovica dhe OJQ AKTIV nga Mitrovicën e Veriut. Partnerët do t’i mësojnë studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve për të drejtat ligjore, qasjen në drejtësi, përgjegjshmërinë e gjyqësorit, dhe proceset e lidhura me reforma - jo vetëm për t’i pajisur qytetarët e rinj me njohuri mbi të drejtat e njeriut, por edhe për fuqizimin e tyre për të marrë masa për të parandaluar shkeljet e këtyre të drejtave duke promovuar transparencë dhe llogaridhënie gjyqësore.
Qëllimi
Qëllimi i komponentës së arsimit mbi drejtësinë është për të demonstruar se si, qytetarë të angazhuar dhe të informuara mund të nxisin një sektor të drejtësisë më të përgjegjshëm, duke kërkuar përcaktime gjyqësore dhe prokuroriale të paanshme, të barabarta, të bazuara në fakte dhe racionale të denja për besimin e publikut.
Objektiva 1
Objektiva 2
Objektiva 3
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) është themeluar në vitin 2004 si një organizatë lokale joqeveritare dhe jo-fitimprurëse, të bindur se të drejtat e njeriut dhe vlerat qytetare janë baza e çdo shoqërie të hapur dhe progresive. YIHR KS ka zyra rajonale të vendosura në Kosovë, Kroaci, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Në punën e saj, YIHR KS është e dedikuar që të ballafaqohet me të kaluarën, mbrojtjen e viktimave të abuzimit të të drejtave të njeriut, promovimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e rolit të të rinjve në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Që nga themelimi, YIHR KS ka avokuar për ndryshime në legjislacionin e të drejtave të njeriut dhe ka monitoruar zbatimin e tij, me fokus të veçantë ndaj Anti-diskriminimit, Avokatit të Popullit dhe ligjeve të Barazisë Gjinore. Për më shumë informata mbi YIHR KS, shih http://yihr-ks.org/.
Community Building Mitrovica (CBM) është një organizatë lokale jo-qeveritare (OJQ) që vepron në fushën e paqes dhe ndërtimit të komunitetit në rajonin më të gjerë të Mitrovicës në veri të Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i CBM është të mundësojë kontaktin dhe dialogun në mes të qytetarëve në tërë komunën e Mitrovicës dhe më gjerë. Stafi i CBM përbëhet nga qytetarë të devotshëm - serbët dhe shqiptarët - të cilët janë rritur në këtë rajon dhe duan të rivendosin besimin e mëparshëm dhe madje edhe miqësinë që lufta dhe politika kanë shkatërruar. Për më shumë informata mbi CBM, shih http://cbmitrovica.org/
Aktivi është themeluar në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Që nga fillimi i punës më 2009 Aktiv ka realizuar me sukses një sërë projektesh dhe është bërë pjesë aktive e shoqërisë civile lokale. Ajo ka bashkëpunuar me një numër të madh të OJQ-ve rajonale dhe ndërkombëtare dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin politik dhe social të Kosovës Veriore. Me një prani të shtuar të komunitetit lokal dhe me një rrjet të zgjeruar të partnerëve, Aktiv ka qenë në gjendje të rrisë fushëveprimin dhe shkallën e projekteve të saj. Për më shumë informata mbi AKTIV, shih http://www.ngoaktiv.org/