20 Mars 2017 – Studentët e Klinikës Juridike Penale nga Programi ‘Kërko Drejtësi’ (D4J) në Universitetin e Prizrenit gjatë vizitës së tyre në zyrën lokale të Prokurorisë Themelore, u takuan me Kryeprokurorin z. Admir Shala dhe zv. Kryeprokurorin z. Zejnullah Gashi.
Pas një turi në objektin e Prokurorisë, ata u takuan me z. Shala dhe z. Gashi, të cilët e mbajtën një ligjeratë njoftuese rreth veprimtarisë dhe funksionimit së kësaj Prokurorie, si dhe rreth sfidave dhe të arriturave që janë bërë gjatë kësaj periudhe. Ligjerata ia dha mundësinë studentëve që të mësojnë rreth fazes së hetimeve, aktvendimit për fillimin e hetimeve, ngritjës së aktakuzës, profesionalizmit në punë dhe për tema të tjera të ngjashme. Studentët e Klinikës u ndanë mjaftë të kënaqur me vizitën që i bënë Prokurorisë Themelore, si dhe me njohuritë e fituara nga ky takim.
Klinika Juridike Penale e Universitetit të Prizrenit mbështetet nga Programit ‘Kërko Drejtësi’ (D4J) dhe ju ofron studentëve të Fakultetit Juridik mundësinë që ti asistojnë Avokatët e OAK në përfaqësimin pro bono të të akuzuarve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar një avokat. Pjesë e kësaj klinike janë 12 student të cilët do të aplikojnë njohuritë e tyre akademike në praktikë, duke punuar në raste ligjore reale gjatë vitit të fundit të shkollimit të tyre ose magjistraturës.