Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ndan Ekspertizën me Studentët e Klinikës Juridike të D4J

Programi “Kërko Drejtësi” (D4J) mban takimin e parë dy-javor me partnerë
Janar 25, 2017
Partnerët e Kërko Drejtësi Takojnë Avokatin e Popullit
Shkurt 7, 2017

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ndan Ekspertizën me Studentët e Klinikës Juridike të D4J

Prishtinë, 2 Shkurt, 2017 – Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Betim Musliu dhe Eksperti Ligjor Ehat Miftaraj dhanë një ligjëratë në Klinikën Juridike të D4J duke ndarë kështu me studentë eksperiencën e tyre të gjerë në monitorim dhe avokim për reforma. Përveç punës monitoruese kundër korrupsionit, IKD gjithashtu informoi studentët rreth iniciativës së tyre më të re monitoruese në kuadër të programit D4J për të dokumentuar nëse gjykatat penale janë duke mbrojtur të drejtat e të pandehurve të varfër në raste penale, apo nëse gjykatat administrative janë duke ofruar zgjidhje efektive në konteste administrative.
IKD dhe studentët diskutuan hapur sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe studentët shprehën interes të madh në metodat e monitorimit të IKD-së, si dhe për dështimin e dukshëm të organeve të drejtësisë për të informuar të pandehurit e varfër në lidhje me të drejtën e tyre përfaqësim ligjor falas. Së fundi, z. Musliu dhe z. Miftaraj përgëzuan studentët për angazhimin e tyre me Klinikën Juridike të D4J dhe ftuan ata që të bashkëpunojnë me IKD-në në projektin e tyre të monitorimit.
Klinika ligjore e programit “Kërko Drejtësi” u jep mundësi studenteve te fakultetit juridik që të asistojnë avokatët e OAK-së në përfaqësimin e rasteve Pro-Bono të të pandehurve me kushte të vështira financiare. Klinika u shërben 14 studenteve të cilët janë në vitin e fundit te studimeve bachelor ose në studimet Master duke ju dhënë atyre rastin që të shpalosin njohuritë e tyre akademike në praktikë përmes rasteve konkrete nën mbikëqyrjen e avokatëve të OAK-së.

Programi “Kërko Drejtësi” ka për qëllim të fuqizojë kërkesën e qytetarëve për drejtësi në Kosovë. Ky program implementohet nga NCSC dhe mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.