13 Janar, 2016 Programi Kërko Drejtësi nënshkroi një Grant-marrëveshje 6 mujore me Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR –KS) për implementimin e “Të Rinjtë për Drejtësi – Y4J” projekt ky në kuadër të programit “Kërko Drejtësi”
E themeluar në vitin 2004, YIHR-KS është një ndër organizatat udhëheqëse jo-qeveritare e njohur për bindjen dhe promovimin e të drejtave te njeriut apo vlerave civile si bazat fondamentale të një shoqërie te hapur dhe progresive. YIHR-KS do te jete përgjegjëse për komponentin edukativ brenda programit “Kërko Drejtësi” me qëllimin kryesor që të edukojë studentët e shkollave të mesme mbi të drejtat ligjore, qasjen në drejtësi, llogaridhënien në sistemin gjyqësor dhe reformat gjyqësore në Kosovë. Përmes këtyre ligjëratave YIHR-KS do t’i pajise qytetarët e rinj me njohuri themelore mbi të drejtat e njeriut, do t’i inkurajoje ata qe te parandalojnë shkeljen e këtyre të drejtave dhe do t’i frymëzojë ata që të kërkojnë rritjen e nivelit te llogaridhënies dhe transparencës nga ana e sektorit gjyqësor – e si rrjedhoje edhe nxitjen e vendimeve gjyqësore dhe prokuroriale të cilat janë të bazuara në fakte apo prova reale, të arsyetuara dhe të paanshme, të denja për besim te qytetareve.
Kërko Drejtësi është një program i financuar nga Departamenti i shtetit te Amerikës/INL i cili filloi ne gusht 2016 dhe i cili mbështet zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në fakte. Po ashtu, ky program synon edhe rritjen e mendimit kritik dhe ndërtimin e aftësive praktike mes komunitetit ligjor.