Ekipi i "Kërko Drejtësi"

Takohuni me ekipin e programit "Kërko Drejtësi"

John Furnari

Drejtor i Programit


John Furnari është menaxher me përvojë 20 vjeçare në rajonin e Ballkanit në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit, anti-korrupsionit, dhe të drejtave të njeriut duke dhënë asistencë teknike dhe trajnime për të promovuar përgjegjshmërinë publike dhe angazhimin e shoqërisë civile. Së fundmi, ai ka shërbyer si Drejtor i Programit për Juristët në Kosovë i financuar nga USAID, ku ka forcuar proceset disiplinore brenda Odës së Avokatëve të Kosovës, ndihmuar zhvillimin e klinikave ligjore me praktikantë, dhe ka përmirësuar qasjen në profesionin ligjor për avokatët nga radhët e pakicave dhe studentët e drejtësisë. Para pavarësisë së Kosovës, John-i ka udhëhequr mbështetjen e NCSC-së të financuar nga USAID-i për të ndërtuar sistemin e mbikëqyrjes së drejtësisë në Kosovë (inspektimin, auditimin, dhe performancën). Përveç punës së tij me sektorin e drejtësisë në Kosovë, ai ka menaxhuar një sërë aktivitetesh të drejtësisë tranzicionale dhe të drejtave të njeriut në Bosnjën e pas konfliktit. Fillimisht përpjekjet e tij u përqendruan në llogaridhënie, transparencë dhe integritet gjyqësor me ABA/ROLI (1998-1999), OKB (2000-02). Por, pas kthimit të tij në BiH në vitin 2007, përpjekjet e tij u përqendruan në forcimin e shtetit të BiH duke mbështetur përpjekjet shtetërore për të adresuar ankesat dhe ndarjet etnike të pazgjidhura nëpërmjet Programit të Drejtësisë Tranzicionale të UNDP (2007-09), dhe për të siguruar në mënyrë të ligjshme pronën Shtetërore të BiH nëpërmjet Programit OHR për Prona Shtetërore (2009-10). Para kthimit të tij në Kosovë në vitin 2014, John-i ka udhëhequr asistencë nga Banka Botërore për të zhvilluar legjislacionin për ndihmë ligjore falas në Serbi dhe për të zbatuar Kodin e ri të Procedurës Penale (2011-2014). Z. Furnari është diplomuar në Universitetin e Notre Dame (BA 1988) dhe ka një titull “Juris Doctor” nga John Marshall Law School (1993), dhe një Magjistraturë në Juridik nga Pace University School of Law (1997). Përtej rajonit të Ballkanit, John ka ofruar shërbime këshilluese në lidhje me sundimin e ligjit në Haiti, Uganda, Shri Lanka, Palestinë, Irak, dhe Ishujt Marianas.

Edona Ahmetaj

Zyrtare Ligjore


Znj. Ahmetaj është specialist e shoqërisë civile/çasje në drejtësi me më shume së 5 vite përvojë të punës në çështje të reformës ligjore në Kosovë. Momentalisht ajo është e angazhuar si zyrtare ligjore në programin”Kërko Drejtësi” dhe konsulente ligjore në organizata të ndryshme të shoqërisë civile. Gjatë viteve 2013-2016, znj. Ahmetaj ka punuar për Nismën e të Rinjve për të Drajtat e Njeriut në monitorim dhe gjyqësi strategjike si dhe ka shërbyer si Drejtoreshë Ekzekutive gjatë vitit 2015 dhe 2016. Më herët ajo ka punuar për dy progame të financuara nga USAID si praktikante/ hulumtuese ligjore. Znj. Ahmetaj është candidate për LLM në Programin Master të së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Fidan Cerkini

Menaxher i Financave dhe Granteve


z. Çerkini ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik dega Menaxhment dhe Informatikë. Tani ai po perfundon studimet master në Universitetin e Prishtinës, dega Ekonomik. Fidani ka përvojë më shumë se 7 vjeçare në menaxhimin e financave, zyres dhe projekteve. Ai ka ndjekur trajnime të ndryshme për menaxhment, kontabilitet dhe raportim financiar. Perveç fushës ku ai po specializon, ai ka ndjekur gjithashtu edhe aktivitete të ndryshme jashtë mësimore si aktivitete studentore, trajnime dhe konferenca, ndër të cilat vlen të përmendet përfaqësimi i Universitetit të Prishtinës në Harvard National Model United Nation, në Universitetin e Harvardit.

Valentina Zeka

Asistente Ligjore


Valentina Zeka ështe studente e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Valentina më parë ka përfunduar disa punë praktike si në PILPG si pjesë e Kampanjës “Drejtësia dhe Qytetarët”, në Ministrinë e Drejtësisë - Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave me projektin e OSBE-së “Fuqizimi i përfshirjes së të rinjve dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje” si dhe në Gjykatën e Apelit. Valentina gjthashtu ka marrë pjesë në trajnime dhe gara të ndryshme, duke përfshirë këtu Klinikën Juridike Penale nga Programi Kërko Drejtësi, Akademinë e Dialogut të OSBE-së për gra të reja, Philip C. Jessup Moot Court Competition, dhe Hamburg Model United Nations.

Praktikantët