NCSC në Kosovë

Për ne


Projektetet e kaluara në Kosovë

Programi për Juristët në Kosovë

PJK ka mbështetur Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) për të fuqizuar dhe përmirësuar sistemin e saj të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor te Obligueshëm (AVLO).

Më shumë informata
30

shtete


NCSC është prezente në më shumë se 30 shtete.
7

donator


NCSC implemeton projekte të mbëtetura nga qeveritë dhe donator të ndryshëm.
4

projekte


NCSC ka implementuar dy projekte në të kaluarën dhe është duke implementuar dy projekte tani.
16

vite ekperiencë në Kosovë


NCSC ka qenë aktive në Kosovë që nga viti 2001, duke punuar me akterët e sektorit të drejtësisë dhe shoqërinë civile.

Puna jonë në Kosovë

  • 2016 - VazhdonProgrami Kërko Drejtës

    Programi Kërko Drejtësi do të mbështesë zhvillimin e fuqishëm të kërkesës për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi. Në bashkëpunim me partnerët e shoqërisë civile, universitetet dhe shkollat e mesme, programi do të zgjerojë burimet e informacionit të bazuara në komunitet për të informuar qytetarët rreth të drejtave të tyre dhe mekanizmat për të realizuar ato të drejta, për të luftuar korrupsionin dhe për ti mbajtur akterët e sektorit të drejtësisë të përgjegjshëm.

  • 2011-2015Programi për Juristët në Kosovë

    Programi për Juristët në Kosovë (PJK) ka qenë një marrëveshje bashkëpunimi tre vjeçare me USAID-in në Kosovë. Programi ka punuar me fakultetet juridike të Universitetit për të përmirësuar arsimimin klinik ligjor, si dhe me Odën e Avokatëve për fuqizimin e vazhdueshëm të programeve arsimore dhe shërbimeve për anëtarësinë.

  • 2007-2011 Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë

    Programi për Mbështetjen e Drejtësisë ka punuar me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatat dhe Prokuroritë për të përmirësuar kuadrin ligjor për sektorin e drejtësisë, për të forcuar administrimin e gjykatave dhe prokurorive, dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe qasjen në drejtësi. NCSC ka implementuar një program të Gjykatave Model, duke rinovuar 10 objekte dhe duke prezantuar përmirësimin e menaxhimit të rasteve dhe të dhënave, organizimin e shërbimeve administrative, reduktimin e lëndëve të vjetra, dhe shërbimi ndaj klientit.

  • 2003-2007 Aktiviteti i Reformës së Drejtësisë në Kosovë

    Aktiviteti i Reformës së Drejtësisë në Kosovë ka ndihmuar tranzicionin e sistemit gjyqësor të institucioneve të vetëqeverisjes së përkohshme, duke mbështetur krijimin e këshillit të parë gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës dhe krijimin e auditimit gjyqësor dhe njësitë e inspektimit gjyqësor. NCSC gjithashtu ka punuar me gjykatat komunale në tërë Kosovën për të reduktuar ngecjet në rastet e përmbarimit civil dhe ka ndihmuar gjykatat me një sërë reformash të administratës, duke përfshirë audio incizimin, menaxhimin e arkivit, dhe menaxhimin e rasteve.