Çka bëjmë ne?
NCSC që nga Gushti i vitit 2016 është duke implementuar programin “Kërko Drejtësi”, i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, për të mbështetur zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi.
Duke punuar me partnerët e shoqërisë civile dhe universitete, programi do të zgjerojë burimet e informacionit me bazë në komunitet për të informuar qytetarët mbi të drejtat dhe mekanizmat për ti aktivizuar ato, për të luftuar korrupsionin dhe për të mbajtur akterët e sektorit të drejtësisë të përgjegjshëm.
Programi gjithashtu do të promovojë debatin politik në nivel kombëtar dhe do të avokoj për të mobilizuar qytetarët, grupet e interesit në sektorin e drejtësisë dhe hartuesit e politikave për të përcaktuar dhe miratuar një agjendë të fokusuar të reformave dhe nismave prioritare në mbështetje të sundimit të ligjit në Kosovë.