Rreth Klinikës Juridike Penale të Programit “Kërko drejtësi”
Çka ofrojm ne?
Klinika Juridike Penale (Klinika) u jep studentëve mundësi të ndihmojnë avokatët e OAK-së në përfaqësimin pro bono në rastet penale të të pandehurve me gjendje ekonomike të rëndë.
Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi të përjetojnë zbatimin e mësimeve akademike në praktikë duke punuar në çështjet penale reale gjatë vitit të katërt të fakultetit juridik (apo të programit Master, drejtimi Penal). Ligjëratat e klinikës mbahen në zyrat e Programit “Kërko Drejtësi”, ndërsa aktivitetet e përfaqësimit të klientëve (këshillimi dhe avokimi) mbahen në zyrat e avokatëve të OAK dhe, sipas nevojës, në gjykatë apo prokurori. Studentët e klinikës takohen një herë në javë për ligjëritë dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët rreth procedurës penale. Ligjëratat mbahen nga ligjërues të ftuar të cilët janë profesionistë ligjorë (prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët), përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, etj.
Përveç ligjëratave, studentët punojnë në ekipe për të ndihmuar avokatët që ata të përfaqësojnë klientët në gjykatë dhe në të gjitha fazat përgatitore të çështjeve penale pro-bono. Studentët aktiv në këtë Klinikë, pritet që të ndajnë përvojën e tyre të klinikës me nxënësit e shkollave të mesme përmes aktiviteteve të partnerëve tanë në kuadër të Programit “Kërko Drejtësi”.
Roli dhe përgjegjësitë
- Intervistimi dhë këshillimi i klientit;
- Përgatitja dhe argumentimi i mbrojtjes;
- Shqyrtimi i të dhënave, provave etj;
- Hulumtim i ligjit për të siguruar mbështetje për teoritë e ndryshme ligjore;
- Asistimi në hartimin dhe paraqitjen e shkresave të ndryshme;
- Të marrin pjesë në ligjerata një herë në javë;
- Të marrin pjesë në dhënien e ligjeratave në shkolla të mesme që realizohen nga partnerët e Programit “Kërko Drejtësi”.
avokatë
Studentë
raste në shqyrtim
raste të zgjidhura
Avokatët e Klinikës Juridike Penale në Prishtinë
Artan Çerkini
Avokat
Kushtrim Palushi
Avokat
Leon Përlaska
Avokat
Studentët e Klinikës Penale në Prishtinë
Driton Balija
Student

Granit Musliu
Student

Leotrim Gashi
Student

Miftar Salihu
Student

Mirsad Peci
Student

Mirvet Thaçi
Student

Qendrim Arifi
Student

Qendrim Bytyqi
Student

Rinor Kryeziu
Student

Taulant Hajdari
Student

Valentina Zeka
Studente

Venhar Sokoli
Student

Vjollca Kryeziu
Studente

Kreshnike Jashanica
Studente