Takimi Bench Bar në Prishtinë diskuton të gjeturat e hulumtimit IIGJ

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE
Shtator 16, 2017
Problemet e Sistemit Gjyqësor të Kosovës nga Sytë e të Rinjve
Shtator 21, 2017

Takimi Bench Bar në Prishtinë diskuton të gjeturat e hulumtimit IIGJ

PR_BenchBar

Më 18 Shtator 2017, Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) si pjesë e Programit Kërko Drejtësi, në bashkëpunim me degën rajonale të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) në Prishtinë mbajtën një takim të përbashkët Bench Bar për të adresuar të gjeturat e sondazhit të kryer për qëllimet e Iniciativës për Integritet Gjyqësor (IIGJ). Gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe policët që morrën pjesë në takim diskutuan mënyrat për të adresuar të gjeturat në institucionet e tyre përkatëse.

Ata theksuan nevojën për një bashkëpunim më të mirë në mes të akterëve të sistemit të drejtësisë për të forcuar integritetin dhe për të ulur nivelin e korrupsionit në këtë sektor. Në këtë drejtim, Nevruz Hasani, Shef i Njësisë së Krimeve të Rënda për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, theksoi se gjetjet e sondazhit duhet të merren seriozisht, sepse mostra përbëhet nga akterë që punojnë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Imer Beka Kryeprokuror në Prishtinë, u pajtua me deklaratën e Hasanit dhe shtoi se gjetjet duhet të adresohen nga institucionet relevante.

Në përgjithësi, takimet Bench Bar konfirmojnë saktësinë e të gjeturave të hulumtimit IIGJ dhe tregojnë se të gjithë akterët pranojnë se trajtimi i korrupsionit në sektorin e drejtësisë është i nevojshëm për të fituar besimin publik të qytetarëve. Përveç kësaj, takimet e bëjnë po aq të qartë se akterët ndajnë një “ngurrim kolektiv” për të folur haptazi mbi të dhënat në lidhje me veprimet specifike korruptive ose për mekanizmat specifikë për adresimin e sjelljeve korruptive të sektorit të drejtësisë. Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim ishin Skender Musa, Kryetar i degës rajonale të OAK-së në Prishtinë dhe gjashtë avokatë të rajonit të Prishtinës, përfaqësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të kryesuar nga Afërdita Bytyçi, përfaqësues të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të kryesuar nga Kryeprokurori Imer Beka, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës të kryesuar nga Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Prishtinë Rexhep Sijarina.