Prizren, 29 Mars 2017 – Aktivizmi dhe pjesëmarrja e të rinjve ka qenë tema kryesore në ligjeratën e kësaj jave të Klinikës Juridike Penale të Programit “Kërko Drejtësi” (D4J). Znj. Gjylymser Nallbani nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) ishte ligjëruese e ftuar për të informuar studentët e Klinikës Ligjore në lidhje me aktivitetet e YIHR KS-së rreth promovimit të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe forcimit të rolit të të rinjve në Kosovë.
Znj. Nallbani prezantoi angazhimin më të ri të YIHR KS me Programin Kërko Drejtësi për të kryer aktivitete të komunikimit në shkollat e mesme. Ky prezantim tërhoqi interesin e studentëve pasi kjo do t’u japë atyre mundësinë për të ofruar ligjërata për nxënësit e shkollave të mesme së bashku me YIHR KS mbi temat e “Të drejtave”, “Qasjes në drejtësi” dhe “Përgjegjshmërisë”. Studentët e Klinikës Ligjore ishin shumë të emocionuar për këtë mundësi dhe mezi prisnin për të ndihmuar YIHR KS në leksionet e tyre shkollore, si dhe aktivitete të tjera të tilla si debatet dhe garat në mbështetje të çështjeve të tilla si të drejtat e njeriut, qasja në drejtësi dhe llogaridhënia.
Klinika Juridike Penale e Universitetit të Prizrenit mbështetet nga Programi “Kërko Drejtësi” (D4J) dhe ju ofron studentëve të Fakultetit Juridik mundësinë që ti asistojnë Avokatët e OAK në përfaqësimin pro bono të të akuzuarve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar një avokat. Pjesë e kësaj klinike janë 12 student të cilët do të aplikojnë njohuritë e tyre akademike në praktikë, duke punuar në raste ligjore reale gjatë vitit të fundit të shkollimit të tyre ose magjistraturës.
Programi Kërko drejtësi ka për qëllim fuqizimin e kërkesave të qytetarëve për drejtësi në Kosovë. Ky program implementohet nga NCSC dhe mbështet nga Departamenti i Shtetit Amerikës/INL.