Avokatët e Klinikës Ligjore të Programit “Kërko Drejtësi” në Universitetin e Prizrenit, Dardan Morina dhe Driton Shehu, mbajnë ligjeratën me titull “Avokimi gjatë Procedurës Paraparake dhe Gjykimit”

Partnerët e D4J Nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit me MASHT për Aktivitete në Terren
Mars 6, 2017
Studentët e Klinikës Juridike Penale të Programit Kërko Drejtësi vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren
Mars 20, 2017

Avokatët e Klinikës Ligjore të Programit “Kërko Drejtësi” në Universitetin e Prizrenit, Dardan Morina dhe Driton Shehu, mbajnë ligjeratën me titull “Avokimi gjatë Procedurës Paraparake dhe Gjykimit”

15 Mars, 2017. Studentë e angazhuar në kuadër të Klinikës Ligjore të programit “Kërko Drejtësi” patën rastin të diskutojnë në mënyrë interaktive me avokatët në detyrë z. Dardan Morina dhe z. Driton Shehu gjatë ligjeratës “Avokimi gjatë Procedurës Paraparake dhe Gjykimit”.

Përveç koncepteve teorike dhe hetimit të fakteve, negocimit dhe analizimit të dëshmive; avokatët demostruan edhe shkathtësitë avokuese me shembuj dhe raste konkrete me të cilat raste, ata janw ballafaquar gjatë përvojës së tyre si avokatë. Ligjerata ishte interaktive duke i mundësuar studentëve të marrin pjesë në diskutim dhe në fund të praktikojnë këto njohuri në rastë simulative dhe hipotetike. Studentët e Klinikës u ndanë të kënaqur me këto metoda të ligjeratave gjithashtu edhe me njohurtë që ata i përfituan gjatë elaborimit të këtyre temave.

Klinika LIgjore Juridike në Universitetin e Prizrenit është mbështetur nga Programi Kërko Drejtësi e cila i ofron studentëve të asistojnë avokatëve nga Oda e Avokatëve të Kosovës, në përfaqësimin falas të të akuzuarve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike të angazhimit të avokatëve.

Klinika Juridike u shërben 12 Studentëvë, në vitin e fundit të studimeve apo studime master, ku secili do të ketë mundësi që ti aplikojë njohuritë akademike në praktikë duke punuar me raste reale nën mbikqyrjen e avokatëve të OAK.

Programi Kërko Drejtësi (D4J) financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC) për të mbështetur zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në fakte. Përmes D4J, NCSC është duke mobilizuar CSO-të partnere të veprojnë si agjentë të ndryshimit për të nxitur llogaridhënie, transparencë, dhe integritet në sektorin e drejtësisë.