Prishtine, 19 Janar 2017 Aktivizimi rinor dhe pjesemarrja rinore ishin temat kryesore ne ligjeraten e kesaj jave te Klinikes ligjore ne kuader te programit “Kerko drejtesi”. Zoteri Albert Selimi nga Nisma e te rinjëve per te drejtat e njeriut (YIHR-KS) ishte folesi i radhes i ftuar per te informuar studentet e Klinikes ligjore ne lidhje me aktivitetet e YIHR-KS te cilat promovojne te drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe perforcimin e rolit te te rinjve ne Kosove. Zoteri Selimi prezantoi edhe angazhimin me te ri te YIHR-se ne raport me programin “Kerko drejtesi” per te realizuar aktivitete ne terren e qe perfshijne shkollat e mesme ne komunat e Kosoves.
Ky prezantim ishte atraktiv per studentet sidomos per arsye se edhe ata do te kene rastin t’u mbajne ligjerata studenteve te shkollave te mesme se bashku me YIHR-KS ne temat qe trajtojne “te drejtat”, “Qasjen ne drejtesi” dhe “Llogaridhenien”. Studentet e Klinikes ligjore ishin shume entuziaste per kete mundesi dhe ishin optimiste e te gatshem per te ndihmuar YIHR-KS ne ligjeratat e tyre neper shkolla te mesme e poashtu edhe per aktivitete tjera siq jane debatet apo garat te cilat mbeshtesin apo promovojne te drejtat e njeriut, qasjen ne gjyqesor dhe llogaridhenie.
Klinika juridike e programit “ Kerko drejtesi” u jep mundesi studenteve te fakultetit juridik qe te asistojne avokatet e OAK-se ne perfaqesimin e rasteve Pro-Bono te te pandehurve me kushte te veshtira financiare. Klinika u sherben 14 studenteve te cilet jane ne vitin e fundit te studimeve bachelor ose ne studimet Master dhe te cileve u jep rastin qe te shpalosin njohurine e tyre akademike ne praktike dhe ne raste konkrete nen mbikqyrjen e avokateve te OAK-se.