30 Dhjetor 2016Klinika ligjore e programit “Kerko drejtesi” mbajti ligjeraten e fundit per vitin 2016. Ish-kryetari I Odes se Avokateve te Kosoves dhe avokati me pervoje ne lemine penale, zoteri Ibrahim Dobruna ligjeroi ne lidhje me temen “ Pergatitjet para gjykimit” . Si pjese e ligjerates, zoteri Dobruna i perfshiu studentet ne nje rast konkret te nje vjedhjeje te dhunshme duke u dhene keshtu mundesi studenteve qe te analizojne rastin, te pergatisin strategji dhe argumente mbrojtese per palen e pandehur, pergatitje para gjyqesore, mundesi per te perpiluar deklaraten hyrese dhe procedurave tjera vijuese gjyqesore.
Studentet poashtu shprehen interesim ne aktivitetet dhe funksionet e OAK-se dhe e detyruan zoteri Dobrunaj qe t’u pergjegjej shume pyetjeve qe kishin te benin me procedurat e fitimit te anetaresise ne Oden e Avokateve te Kosoves. Klinika juridike e programit “ Kerko drejtesi” u jep mundesi studenteve te fakultetit juridik qe te asistojne avokatet e OAK-se ne perfaqesimin e rasteve Pro-Bono te te pandehurve me kushte te veshtira financiare. Klinika u sherben 14 studenteve te cilet jane ne vitin e fundit te studimeve bachelor ose ne studimet Master dhe te cileve u jep rastin qe te shpalosin njohurine e tyre akademike ne praktike dhe ne raste konkrete nen mbikqyrjen e avokateve te OAK-se.