Bench-Bar në Ditën Kundër Korrupsionit

Programi “Kërko Drejtësi” nënshkruan marrëveshje për Grant me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI)
Nëntor 3, 2016
Dita ndëkombëtare kundër-Korrupsion
Dhjetor 9, 2016

Bench-Bar në Ditën Kundër Korrupsionit

Kërko Drejtësi dhe OAK Organizojnë Tryezë Qendrore Bench-Bar me Shoqërinë Civile në Ditën Kundër Korrupsionit.

Më 9 dhjetor, 2016 Programi Kërko Drejtësi organizoi një tryezë qendrore Bench bar në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, që gjithashtu kishte për qëllim të shërbejë si një lansim i Programit në sektorin e drejtësisë. Kjo tryezë ishte pak më e ndryshme nga ato të mëparshmet pasi që mblodhi jo vetëm avokatët dhe gjyqtarët, por edhe akterë tjerë të sektorit të drejtësisë siç janë policia, prokurorët, shoqëria civile dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë.

Ngjarja u hap nga ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie që kryesisht prezantoi programin Kërko Drejtësi, duke thënë se "jam ngazëllyer kur kam dëgjuar në lidhje me nismën për studentët e juridikut në Kosovë - nën drejtimin dhe mentorimin e avokatëve me përvojë – që do të sigurojnë ndihmë ligjore pro bono për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk mund të përballojë përfaqësim ligjor. Programi gjithashtu do të arrijnë te të rinjtë e Kosovës në mënyra të ndryshme për ti përfshirë ata në sektorin e sundimit të ligjit". Ambasadori gjithashtu përmendi edhe Qendrën Kombëtare për Gjykatat Shtetërore si implementuese e Programit Kërko Drejtësi duke thënë se "Programi Kërko Drejtësi do të punojnë gjithashtu për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e gjyqësorit, në partneritet me shumë prej jush sot këtu. Programi Kërko Drejtësi është duke u zbatuar nga një OJQ e SHBA-së: Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore, e cila ka një histori 40-vjeçare duke bërë këtë lloj të punës me sistemet gjyqësore në Shtetet e Bashkuara, kështu që ata sjellin një përvojë të mirë në Kosovë".

Tryeza Bench Bar vazhdoi me drejtorin e programit Kërko Drejtësi Z. John Furnari i cili dha një prezantim të shkurtër të Programit, i ndjekur nga dy panele për temat e "Ex officio Përfaqësimi dhe Palët e Pa përfaqësuara - Qasja në drejtësi në rastet Penale, Civile, dhe administrative" dhe "Integriteti në sektorin e drejtësisë - Llogaridhënia dhe Transparenca e Institucioneve të Sektorit të Drejtësisë". Përfaqësuesja e Odës Ndërkombëtare të Avokatëve Znj. Jane Ellis ishte gjithashtu pjesë e këtyre paneleve, ku ajo foli për Iniciativën e Integritetit në Gjyqësor e projektuar për të ndihmuar akterët në sektorin e drejtësisë që në mënyrë anonime të shprehin mendimet e tyre në lidhje me mekanizmat specifik të korrupsionit që rëndojnë sistemet gjyqësore në të gjithë botën. Zbatimi i kësaj nisme do të mbështetet nga programi Kërko Drejtësi.

Në fund të tryezës qendrore të gjithë pjesëmarrësit pranuan se ka nevojë urgjente për më shumë transparencë në gjykata dhe ranë dakord se transparenca do të forcojë integritetin në sistemin e drejtësisë në tërësi.