RRETH KOMPONENTËS E-DREJTËSIA
Proceset transparente gjyqësore nxisin llogaridhënien e gjyqësorit. Qasja në dëgjime publike dhe vendimet e publikuara të gjykatës promovojnë "sigurinë juridike” për komunitetin ligjor dhe i ofrojnë shtypit të lirë dhe qytetarëve një kuptim të qartë të punëve të brendshme të sistemit gjyqësor, pa kompromentuar pavarësinë e gjyqësorit. Siç ka thënë gjykatësi i Gjykatës Supreme Amerikane Louis D. Brandeis, "rrezet e diellit thuhet të jenë dezinfektuesi më i mirë", dhe "qytetari/individi duhet në një farë mënyre të mbledh dhe përhap e informacionit.”
Obligimet e sektorit të drejtësisë në Kosovë për transparencë (d.m.th. dëgjime publike, qasje në vendimet e gjykatave, qasje në performancën e gjykatës dhe prokurorisë, informata financiare të gjyqtarëve dhe prokurorëve etj.) janë pjesë e Kushtetutës së Kosovës, Ligjit për Informim Publik dhe disa ligjeve dhe rregullave të tjera. Megjithatë, dështimi i sektorit të drejtësisë së Kosovës për të ofruar këto detyrime për transparencë mban publikun në errësirë, frustron aftësinë e publikut për të matur efikasitetin e gjykatave dhe cilësinë, dhe natyrisht kontribuon në dyshimet e publikut për një gjyqësor të korruptuar.
Lëvizja FOL është e përkushtuar për të hedhur dritë mbi këtë çështje, duke krijuar një platformë të e-drejtësisë që do të shfaqë në dispozicion të publikut të dhënat e sektorit të drejtësisë në një që përdoret lehtë për kërkim. FOL gjithashtu do të ftojë dhe të mbështesë partnerët e drejtësisë në përpjekjet e tyre për të përmbushur detyrimet e transparencës, dhe do të fuqizojë publikun për të monitoruar dhe për të vlerësuar punën e gjykatave. Procesi i krijimit dhe popullimit të platformës së e-drejtësisë nga FOL do të informohet nga intervista të akterëve, hulumtime ligjor, dhe diskutime/debate kombëtare.
Përmes këtij projekti, Lëvizja FOL do të publikojë oraret e seancave dëgjimore në gjykata dhe arsyet për anulimin e tyre, aktet gjyqësore duke përfshirë edhe urdhrat e gjykatës, vendimet dhe gjykimet e çështjeve penale, civile, komerciale dhe administrative, në gjykatat themelore të Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit. Platforma e-drejtësia do të jetë një burim i rëndësishëm për gjykatës, prokurorë, avokatë, hartues të politikave, akademikë, studentë, gazetarë dhe për publikun e gjerë që, ndër të tjera, të hulumtojnë raste, analizojnë arsyetimin gjyqësor, zhvillojnë politika të mirë-informuar, studiojnë praktika gjyqësore dhe vëzhgojnë punën e gjyqësorit, si dhe t’i informojnë më mirë tjerët.
Qëllimi
Qëllimi i komponentës së e-drejtësisë është që të nxisë "siguri ligjore" dhe mbikëqyrje publike të gjyqësorit duke publikuar - në një platformë on-line - informata në lidhje me seancat gjyqësore, vendimet gjyqësore, si dhe performancën e gjykatësve dhe prokurorëve dhe performancën e gjykatave dhe prokurorive. Platforma e e-drejtësisë do të ofroj qasje të lehtë në deklarimet vjetore të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Objektiva 1
Objektiva 2
Objektiva 3
Objektiva 4
Në vitin 2009, Lëvizja FOL është regjistruar zyrtarisht si OJQ e pavarur, me seli në Prishtinë. Misioni i saj kryesor është të kontribuojë për një qeverisje të mirë dhe parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit nëpërmjet mbështetjes dhe promovimit të qytetarisë aktive, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike. FOL fokuson punën e saj në shpenzimet publike, duke luftuar forma të ndryshme të korrupsionit dhe neglizhencës institucionale, si dhe promovimin e përgjegjshmërisë. Nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit, dhe mbështetje teknike institucionale, monitorimin e institucioneve publike, konferenca, seminare, tryeza të rrumbullakëta dhe format e tjera të mobilizimit dhe ndërlidhjeve, debatit dhe programeve trajnimi të debatit, FOL rrit presionin publik mbi vendimmarrësit për të zvogëluar abuzimin e pushteti publik. Përveç forcimit të transparencës dhe llogaridhënies së organeve vendimmarrëse dhe zyrtarëve publik, FOL punon për të hapur kanale të reja të komunikimit në mes të qeverisë dhe qytetarëve dhe për të zvogëluar apatinë qytetare.
Puna e FOL fokusohet në fushat si në vijim
- FOL është thellësisht e përkushtuar që të punojë në përmirësimin dhe arritjen e niveleve më të mira të përfaqësimit qytetar në jetën publike. FOL punon për qeverisje të mirë dhe të bazuar në parimet demokratike, për institucione të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse, si dhe për zbatim dhe hartim të ligjit me pjesëmarrje.
- FOL, nëpërmjet hulumtimeve, fushatave të edukimit, si dhe avokimit do të realizojë aktivitete që do të ndihmojnë qytetarët dhe qeverinë të afrohen më shumë me qëllimin përfundimtar për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.
- Në përmbushje të këtyre qëllimeve, FOL mëton të luftojë apatinë dhe indiferencën qytetare si dhe ta bëjë më aktiv dhe më të dëgjueshëm zërin e qytetarit; ta bëjë atë pjesë aktive të interesit të komunitetit dhe përherë të gatshëm që t’i kundërvihet abuzimit, keqpërdorimit, korrupsionit dhe formave tjera deformuese të qeverisjes. Më shumë rreth FOLmund të gjeni në: http://levizjafol.org/folnew/