RRETH KOMPONENTËS SË INTEGRITETI I GJYQËSORIT
Kosova po ballafaqohet me telashe në përmirësimin e performancës në një sistem të dobët gjyqësor, ku një numër i hulumtimeve vendore dhe raporteve ndërkombëtare flasin për integritet të dobët të organeve të drejtësisë dhe paaftësinë e tyre për ta ushtruar funksionimin e tyre në luftën kundër korrupsionit. Këto anketa dhe raporte tregojnë se si ndikimi politik i gjyqësorit është në rritje, dhe besimi qytetarëve në sektorin e drejtësisë mbetet në rënie. Kështu, Programi Kërko Drejtësi ka angazhuar si partner implementues Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), për të nxitur dhe promovuar një debat mbi politikat për integritetin gjyqësor në nivel kombëtar, duke përdorur një pyetësor anonim të akterëve, të testuar ndërkombëtarisht, për të ekspozuar mekanizmat e ndryshëm të korrupsionit në sistemin gjyqësor.
Qëllimi
Qëllimi i komponentës së integritetit gjyqësor është që të fuqizojë akterët e drejtësisë - gjykatës, avokatë, prokurorë, policë për të identifikuar format e korrupsionit ashtu si ndodhin në punën e përditshme në mënyrë që këto pengesa për integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë të mund të diskutohen dhe adresohen hapur. Hulumtimi është bazuar në anketë globale të Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, Iniciativa e Integritetit në Gjyqësor 2015.
Objektiva 1
Objektiva 2
Objektiva 3
Rreth KDI
KDI është themeluar në 2005 me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të demokracisë përmes angazhimit të qytetarëve në procesin e politikëbërjes, dhe forcimi i shoqërisë civile, në rritjen e ndikimit dhe përhapjen e transparencës dhe llogaridhënies në institucione publike. KDI ka përvojë të gjatë në fusha të ndryshme përfshirë atë të kundër-korrupsionit, qeverisjes së mirë, balancës gjinore në proceset politike, dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Puna e KDI Fokusohet në
- Në avancimin e praktikave të mira për ti bërë institucionet publike më llogaridhënëse dhe më transparente;
- Përmirësimin e vazhdueshëm (ligjor, administrativ dhe institucional) në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e kapacitetit të viktimave dhe dëshmitarëve kundër korrupsionit.
- Ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve veçanërisht në monitorimin e qeverisë, zgjedhjeve dhe avokim;
- Lehtësimin e dialogut ndërmjet zyrtarëve të qeverisë dhe qytetarëve për të siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. Më shumë për KDI mund të gjeni në http://kdi-kosova.org/
Rreth OAK
Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) është një organizatë vetëqeverisëse, demokratike e avokatëve kosovarë e cila vepron si e pavarur nga organet shtetërore. Kornizën ligjore për veprimin e OAK e përben Ligji për Avokatinë Nr. 03/ L-117 I datës 12 shkurt 2009, i cili shfuqizon Ligjin mbi Avokaturën dhe Ndihmën tjetër Juridike, Gazeta Zyrtare e KSAK, nr. 011-69/79.
Puna e OAK Fokusohet në
- Oda e Avokatëve të Kosovës ka qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke mbështetur procesin e reformave ligjore. Ajo vazhdimisht do të jetë në mision të përmirësimit të drejtësisë.
- OAK do të nxitë një qasje sa më të plotë dhe të barabartë të përfaqësimit ligjor për të gjithë personat pa marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale. Këto përpjekje do të përfshijnë veçanërisht pakicat, gratë dhe personat me të meta. Komuniteti do të përfitojë nga përpjekjet e Odës për përforcimin e administrimit të drejtësisë, zgjerimin e kuptimit dhe respektimin e ligjit dhe të institucioneve ligjore.
- Oda i konsideron synime të përhershme angazhimet për ruajtjen e pavarësisë së profesionit ligjor dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë e demokratike. Më shumë për OAK mund të gjeni në http://www.oak-ks.org