PROGRAMI

KËRKO DREJTËSI

Programi Kërko Drejtësi do të mbështesë zhvillimin e fuqishëm të kërkesës për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi. Në bashkëpunim me partnerët e shoqërisë civile, universitetet dhe shkollat e mesme, programi do të zgjerojë burimet e informacionit të bazuara në komunitet për të informuar qytetarët rreth të drejtave të tyre dhe mekanizmat për të realizuar ato të drejta, për të luftuar korrupsionin dhe për ti mbajtur akterët e sektorit të drejtësisë të përgjegjshëm.

Programi Kërko Drejtësi do të promovojë debatin dhe avokimin në nivel kombëtar rreth politikave për të mobilizuar qytetarët, akterët e sektorit të drejtësisë dhe hartuesit e politikave për të përcaktuar dhe miratuar një agjendë të fokusuar të reformave dhe nismave prioritare në mbështetje të sundimit të ligjit në Kosovë.


home_interactive_offer_list_1

PARTNERËT

Programi D4J udhëhiqet nga NCSC në partneritet me një grup të shumëllojshëm të partnerëve lokalë të përkushtuar. Programi D4J mbështet tre programe monitoruese të dizajnuara për të përmirësuar qasjen e qytetarëve në drejtësi duke u fokusuar në përgjegjshmërinë, transparencën dhe integritetin e gjyqësorit në gjykimin e çështjeve. Programet e monitorimit implementohen nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dhe Lëvizja FOL. Programi Kërko Drejtësi është duke zhvilluar një program të qëndrueshëm të klinikës juridike me raste reale në partneritet me avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe fakultetet juridike në Kosovës – duke ju ofruar studentëve të drejtësisë mundësinë për të ndihmuar avokatët e OAK-së në përfaqësimin e tyre pro bono të të pandehurve të varfër në rastet penale. Së fundi, Programi Kërko Drejtësi do ti edukojë të rinjtë përmes ligjëratave nëpër shkolla të udhëhequra nga Nisma e të Rinjve për të Drejta e Njeriut - Kosovë (YIHR KS), Community Building Mitrovica (CBM) dhe AKTIV. Përveç dhënies së informatave bazë në sektorin e drejtësisë për nxënësit e shkollave të mesme, kurikula e krijuar nga Programi Kërko Drejtësi do të shfaqë punën e IKD, FOL dhe KDI në monitorimin dhe punën e avokatëve të OAK-së në klinikën juridike, dhe do të ftojë nxënësit e shkollave të mesme për të luajtur një rol aktiv në përmirësimin e sistemit gjyqësor.


home_interactive_offer_list_2

QËLLIMI

Programi Kërko Drejtësi përpiqet që të arrijë sinergji në mes të partnerëve të saj, duke rritur aftësitë e secilit partner për të kontribuar në një atmosferë të profesionalizmit në sektorin e drejtësisë nxitur nga një kërkesë konstruktive për drejtësi të bazuar në dëshmi. Ne kemi për qëllim që të fuqizojmë një rrjet të Organizatave të Shoqërisë Civile, anëtarëve të OAK-së dhe partnerëve të përkushtuar të universiteteve, në mënyrë që të tregojmë se një qasje konsensuale e bazuar në fakte do të sigurojë që kërkesa e publikut është e informuar, qytetarët janë të arsimuar, dhe akterët bashkëpunojnë rreth agjendave të përbashkëta të reformave dhe avokimit.


home_interactive_offer_list_3

QASJA

Qasja e Programit Kërko Drejtësi do të promovojë njohuri të bazuara në të dhëna dhe fakte dhe do të mobilizojë një pjesë të gjerë të palëve të interesit për të arritur rezultate reale në qasje, llogaridhënie, dhe, mbi të gjitha në një model të drejtësisë që frymëzon besim duke adresuar mangësitë që gjinden në Kosovë për një kohë të gjatë.